Italia do t’i japë fund përdorimit të detyrueshëm të maskave në mjediset e jashtme, që nga 28 qershori, njoftoi dje Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza.

“Nga 28 qershori, ne do t’i japim fund përdorimit të detyrueshëm të maskave në ambientet jashtë,” njoftoi z. Speranza përmes llogarisë së tij në Facebook, duke shpjeguar se vendimi do të zbatohet për “zonat e bardha”, ku përhapja e virusit është ulur.

Në praktikë, kjo do të thotë se do të zbatohet në të gjithë vendin, përveç Luginës së vogël të Aostas.

Vendimi u parapri nga një mendim pozitiv i komitetit shkencor, i cili këshillon qeverinë italiane të merret me pandeminë.

Të hënën, 28 qershor, të gjitha rajonet e Italisë pritet të jenë “të bardha”, sipas ekspertëve.

Dje të hënën Ministria e Shëndetësisë raportoi 21 vdekje për shkak të Covid-19 dhe 495 raste të SARS-CoV-2 në 24 orët e fundit. Në shumë zona nuk u raportua asnjë vdekje.