Policia italiane ka lëshuar një urdhër-arresti për një simpatizante shqiptare të të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Valbona Berisha, 24 vjeçe, besohet se është regjistruar në kampet e trajnimit të xhihadistëve në Siri. Ajo la pas vajzat e saj dhe bashkëshortin në qytetin verior italian të Lecco-s në vitin 2014 për t’ju bashkuar ISIS-t në Siri, ku ajo shpresonte të martohej me një luftëtarë shqiptarë nga Maqedonia. Sipas Prokurorëve në Milano, ajo ka trajtuar djalin e saj për t’u bërë një luftëtar në të ardhmen. “Djali im duhet të bëhet një luftëtar“, mësohet t’i ketë thënë një mikeje. Prokurorët kanë përgjuar bisedat mes djalit dhe babait të tij shqiptar, ku mësohet t’i ketë deklaruar se dëshironte të kthehej në Itali për të vazhduar shkollën. Nuk dihet nëse Valbona dhe djali i saj janë ende gjallë. Valbona ndryshoi emrin e djalit të saj në Yussuf, ndërsa e bëri atë synet. Ajo jetonte rreth 40 km larg qytetit sirian Aleppo, sipas hetuesve. Gruaja ishte radikalizuar nëpërmjet internetit.

Artikulli paraprakZBULOHET TUNELI SEKRET QË LIDH DY KORETË, SHIKONI ÇFARË KA BRENDA
Artikulli tjetërTIRANË, GJENDET NJË I VDEKUR TE ‘BRRYLI’ KISHTE NJË THIKË NË DORË