Senati italian ka miratuar dje marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore mes Shqipërisë dhe Italisë, duke garantuar të drejtat për pensionet e qytetarëve të dy vendeve. Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një arritje të rëndësishme për rreth 500 mijë shqiptarë që jetojnë e punojnë në Itali dhe 4 mijë italianë në Shqipëri.

“Asnjë vit pune nuk humbet. Siguri dhe perspektivë e re për shqiptarët dhe italianët,” shkroi Rama në Facebook.

Marrëveshja përfshin përfitime për pensionin e pleqërisë, invaliditetin, ndihmën familjare, sëmundjet dhe papunësinë.

“Ia dolëm! Grazie Italia, grazie sorella d’Italia,” përfundoi Rama, duke falënderuar qeverinë italiane për këtë hap të rëndësishëm.

Artikulli paraprakRAMA BËN NDRYSHIME NË KABINETIN QEVERITAR
Artikulli tjetërSENATI ITALIAN MIRATON MARRËVESHJEN PËR PENSIONET, SPIROPALI: PARTNERITETI YNË KA NË QENDËR QYTETARËT