Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e fundit të Grupit A. Italia po fiton 1-0 ndaj Uellsit. Ishte Pesina që shënoi në minutën e 39-të për axurrët, që duket se po e mbyllin në mënyrë perfekte grupin.

Zvicra po fiton 2-0 ndaj Turqisë. Zvicra ka kaluar në avantazh pas vetëm 6 minutash lojë me një gol të bukur të Haris Seferovic. Goditje në hyrje të zonës për sulmuesin dhe topi ka përfunduar në rrjetë.

Xherdan Shaqiri ka realizuar golin e dytë për Zvicrën, teksa më pas iu afrua edhe golit të tretë dhe të dytit personal por gjeti përgjigjen e portierit. Futbollisti i Liverpool është ndezur dhe me një goditje të bukur dhe të mirë harkuar nga jashtë zone ka shënuar.

Më pas, i vetëm përballë portierit, ka qenë edhe pak i pafat dhe ka gjetur devijimin e duhur të Cakir. Gjithsesi, Zvicra kryeson 2-0, rezultat që deri tani e kualifikon si vend i tretë, por nëse shënon edhe dy gola, merr të dytin.