Qytetet kryesore në Itali kaluan një tjetër natë të mbushur me protesta, përplasje me policinë dhe me dhjetëra të arrestuar.

Pas Romës e Napolit, protestat kundër shtetrrethimit kombëtar, që po ashtu u mbyll baret dhe restorantet që në 18:00, janë zgjeruar në shkallë vendi. Pamjet e këtyre përleshjeve janë xhiruar në Torino ku mijëra qytetarë u përleshën ashpër me forcat e rendit.

Pre e dhunës ranë edhe vitrinat e dyqaneve, ndërsa nuk kanë munguar as arrestimet.

Protestuesit janë kundër një mbylljeje të dytë, opsion i cili po merret në konsideratë edhe nga qeveria Conte.