Mijëra persona janë angazhuar në operacionin e kërkim-shpëtimit gjatë natës pas serisë së tërmeteve të mërkurën në Italinë qendrore.

Shumë njerëz besohet se ndodhen akoma nën rrënoja, ndërsa më tepër se 4300 persona po përdorin makineri apo edhe duart e tyre për të hequr rrënojat me shpresën për të gjetur akoma njerëz të gjallë. Numri i viktimave sipas zyrtarëve të vendit fqinj është më tepër se 160 ndërsa 368 janë të plagosur, raporton BBC. “Shumë prej viktimave janë fëmijë”, ka deklaruar Ministri italian i Shëndetësisë dhe frika është se bilanci i viktimave do të vijojë të rritet.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakFINALIZOHET ME SUKSES OPERACIONI I KODUAR “THUNDER”
Artikulli tjetërMASAT KUNDËR RUSISË, STOLTENBERG VIZITË NË GJEORGJI