Italia është një ndër shtetet në Europë që po lufton me shumë vatra zjarri. Sipas mediave italiane, më kritike paraqitet situata në Sicili, ku autoritetet kanë shpallur gjendjen e emergjencës.

Kryetari i rajonit Nello Musumeci bëri me dije se situata është e vështirë.

“Ne kemi shpallur një gjendje krize dhe emergjence për gjashtë muaj për shkak të zjarreve serioze që kanë ndodhur tashmë që nga fundi i korrikut dhe rrezikut të përhershëm për javët e ardhshme, për shkak të situatës klimatike”, pohoi ai për mediat.

Artikulli paraprakGREQIA NËN PUSHTETIN E FLAKËVE: NJERËZIT IKIN NGA BANESAT, 2 TË VDEKUR, 20 PLAGOSEN
Artikulli tjetërÇFARË LEXUAN SHQIPTARËT NË PANDEMI, 10 LIBRAT MË TË SHITUR GJATË VITIT 2020