Opozita italiane proteston sot në qytetin e Bolonjës kundër qeverisë së Matteo Renzit e punës së kryer nga ekzekutivi i tij deri më tani.Nën iniciativën e liderit të së djathtës ekstreme Lidhja e Veriut, Matteo Salvinit, është bashkuar në këtë protestë e gjithë qëndra e djathtë italiane, Forca Italia e udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi e Fratelli d’Italia nën drejtimin e Giorgia Melonit.

“Sëbashku me Silvio Berluskonin”, deklaroi Salvini do të konfirmojmë se pas rënies së Matteo Renzit, e djathta italiane është e vetmja alternative qeverisëse për Italinë,” duke iu kundërpërgjigjur dhe synimeve politike të Lëvizjes 5 Yje për të drejtuar vendin. Nën thirrrjen “Të çlirohemi e të rinisim”, opozita italiane është mbledhur për t’i thënë jo poliikave emigruese të qeverisë Renzi, politikës ekonomike e reformave të ndërmarra deri më sot, ndryshimeve kushtetuese të pavotuar nga opozita në parlament, e për një orientim i ri në politikën e jashtme italiane. Kundër këtij manifestimi e mbërritjes në Bolonja të liderit të së djathtës ekstreme Lidhja e Veriut , sheshe e rrugë të këtij qyteti janë mbushur me sllogane antagoniste. Me mbishkrimet “Sabotojmë një botë racistësh e kufijsh” është dëmtuar gjatë natës linja hekurudhore e shpejtësisë së lartë duke shkaktuar vonesa në mbërritjen e trenave e të qindra militantëve së dë djathtës nga e gjithë Italia.100 mijë është numri i manifestuesve që kanë pushtuar sot qytetin e Bolonjës e po me mijëra janë dhe studentë e banorë që po protestojnë në tre marshime të mëdha në rrugët e këtij qyteti kundër këtij manifestimi.Militantë të së majtës italiane, aktivistë të qëndrave sociale kanë pushtuar urën e Stalingradit në këtë qytet për të ndaluar kalimin e manifestuesve.Qysh në orët e para të mëngjesit, qyteti i Bolonjës gjendet i blindur nga forca të shumta të policisë me mbikqyrje speciale dhe nga ajri.