Italia ka prezantuar ditën e sotme vaksinën e saj kundër koronavirusit, ReiThera.

Mediet fqinje raportojnë se pas testimit të 45 personave, sot u publikuan të dhënat nga faza e parë e provave.

Sipas prezantimit të parë, kjo vaksinë është 92.5% efektive.

Drejtori shkencor i Spallanzanit, Giuseppe Ippolito, u shpreh se: “Váksina GRAd-CoV2 është një dozë e vetme dhe nuk ka pasur ndonjë efekt negátiv serioz në 28 ditët e para pas vaksinimit. Pas testimeve të gjithë dolën në fund me vlerësimin se vaksina nuk kishte efekte anësore të rènda, një rezultat më i mirë se Moderna dhe Pfizer që patën efekte anësore”.