Italia ka pësuar një ulje të rasteve të reja me Covid-19 por ka pasur dhe rënie të tamponëve. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 18 020 raste të reja në 121 275 tamponë të kryer.

Një ditë më parë ishin 20 331 raste të reja me koronavirus pas më shumë se 178 mijë testimesh të kryera.

Ndërsa të vdekurit në 24 orët e fundit janë 414 persona, duke e çuar në 77 291 numrin total të fataliteteve. Ditën e djeshme ishin 548 të vdekur.

Të shtruarit e rinj në terapitë intensive nuk kanë pësuar ndonjë ndryshim të madh, ndërkohë që është ulur numri i pacientëve në repartet e tjera.