Kryeministri Edi Rama është pritur këtë të enjte në Romë nga homologja italiane Giorgia Meloni, në një takim zyrtar në “Palazzo Chigi”.

Sipas njoftimit të qeverisë italiane, takimi vjen pesë muaj pas samitit ndërqeveritar të zhvilluar në Romë dhe ka shërbyer për të bërë një bilanc të bashkëpunimit mes dy vendeve.

Gjatë bisedës, dy liderët janë ndalur te forcimi i partneritetit në disa sektorë kyç, me fokus të veçantë te lidhjet infrastrukturore, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit.

Njoftimi i Pallatit Chigi

“Presidentja e Këshillit të Ministrave, Giorgia Meloni, priti sot në ‘Palazzo Chigi’ Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama. Pesë muaj pas Samitit Ndërqeveritar të Romës, takimi shërbeu për të bërë një bilanc të forcimit të partneritetit mes dy vendeve në sektorët me interes të përbashkët, me fokus të veçantë te ndërlidhja, industria e mbrojtjes dhe bashkëpunimi në fushën e migracionit”

Artikulli paraprakTAKIMI ME MELONIN NË ROMË, RAMA: ASNJË QEVERI ITALIANE S’KA BËRË KAQ SHUMË PËR SHQIPËRINË
Artikulli tjetërDENAR BIBA ZGJIDHET KRYETAR I KOMISIONIT TË AUTORITETIT TË KONKURRENCËS, MIRATOHEN NË KUVEND PROJEKTLIGJET E RENDIT TË DITËS