
Mega-operacioni – Italia shkatërron rrjetin e trafikantëve të klandestinëve nga Ballkani Me urdhër të Prokurorisë së qytetit të Komos, policia italiane ka ekzekutuar mëngjesin e sotëm një maxi operacion i shtrirë në të gjithë Europën, i cili ka çuar në arrestimin e 21 personave me akuzën e favorizimit të emigracionit klandestin përmes rrugës ballkanike.
Sipas policisë italiane, personat e arrestuar janë pjesë e një organizate kriminale e përbërë nga 16 shtetas sirianë, 2 tunizianë, 1 libanez, 1 egjiptian e 1 algjerian e rezidentë në Komo, Milano, Belgjikë, Suedi e Francë. Me anë të një mekanizmi kompleks e të mirëorganizuar, ky grup kriminal përfitonte shuma të mëdha parash duke transportuar me automjete privat qindra emigrantë klandestinë nga Hungaria në Austri e Gjermani.Emigrantët klandestinë ishin kryesisht nga Siria. Sipas policisë italiane, hetimet kanë nisur më tetor të 2015 e kanë individualizuar rreth 300 automjete në pronësi të disa shoqërive e të përdorura nga një rrjet i gjerë kontrabandistësh me kombësi të ndryshme, mes të cilëve dhe disa shtetas italianë. Policia italaine informon se rreth 100 prej drejtuesve të automjeteve që kanë transportaur emigrantët klandestinë janë identifikuar, e një pjesë e mirë janë arrestuar në flagrancë, falë bashkëpunimit me autoritetet gjermane e austriake. Gjithashtu hetimet kanë zbardhur transaksione në shuma të mëdha parash adresuar personave, shumë prej të cilëve ende të paidentifikuar e që jetojnë në territorin sirian.






