Një natë magjike për Italinë e një fitore në goditje penalltie që i rikthen titullin pas 53 vitesh e të largëtin vit 1968, kur kombëtarja e drejtuar nga Ferrucio Valcareggi u shpall Kampione e Europës.

Bonucci-Chellini, çifti juventin i qendërmbrojtësve është konsideruar si muri i pamposhtur europian në fitoren e Italisë në EURO 2020, e portieri i talentuar Donnaruma meritoi plotësisht çmimin si lojtari më i mirë i garës më të rëndësishme futbollistike në Europë.

Emocione të forta nga veriu në jug të Italisë me sheshe, rrugë e plazhe të shndërruara në stadiume të vogla mega ekranë, për të mbështetur djemtë e Mancinit e më pas festë deri në të gdhirë nën himnin e Mamelit e muzikën më të bukur italiane.

Por dhe lot, si lotët e Mancinit që pas gabimit në penallit të lojtarit anglez Saka, mbështet kokën në supin e krahut të tij të djathtë Gianluca Vialli e për mbi 30 minuta qëndron i mpirë me lotët e gëzimit.

Titulli Kampion i Europës sjell për Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe një pasuri ekonomike.

Plot 28,25 milionë euro vlen çmimi i shpalljes kampion nga UEFA e që shkon në arkën e FIGC.

Ndërsa çdo lojtar i skuadrës së Mancinit është vlerësuar me 250 mijë euro.

Kombëtarja Italiane e futbollit bëhet skuadra që ka fituar më shumë para në historinë e kampionatit europian të UEFA, me 99.25 milionë euro duke ja kaluar dhe Portugalisë që ka fituar deri më tani 98.2 milionë.

Euro 2020, tifozët e Italisë në ekstazë pasi mundën Anglinë në finale, festë me fishekzjarre
Pjesëmarrja në Euro UEFA 2020 i ka garantuar Italisë 9.25 milionë euro, fitoret në grup 3 milionë euro, kualifikimi në tetëshe 1.5 milionë, kalimi në çerek finale 2.5 milionë. kalimi në gjysmë finale 4 milionë e si fituese e titullit Kampion i Europës është vlerësuar me 8 milionë euro.

Marrëveshja mes Federatës Italiane të futbollit e skuadrës së Mancinit ka stabilizuar se në rast fitore lojtarët do të marrin vlerësimin prej 250 mijë euro, në rast se do të arrinin vetëm në gjysmë finale e në vend të dytë do të merrnin 200 mijë euro e në rast se do të kualifikoheshin vetëm në çerek finale lojtarët do të merrnin 80 mijë euro.

Notat e ndeshjes

Specialistët italianë të futbollit kanë bërë dhe vlerësimet teknike mbi lojën e të kaltërve në këtë finale Europiane.

Me notën 10 është vlerësuar trajneri Roberto Mancini si protagonisti absolut i krijimit të një skuadre të re e më zgjedhjet e duhura në momentin e duhur të çdo ndeshjeje.

Si lojtarët më të mirë ën fushë të vlerësuar me notën 9 janë portieri Donnaruma e qendërmbrojtësi Bonucci, pas tyre me notën 8.5 vjen Chellini e autori i golit të barazimit Chiesa i vlerësuar me notën 8.

Lojtarët më të keqinj në fushë janë konsideruar Immobile e Barrella të vlerësuar me notën 5.

Ndërsa në skaudrën e Anglisë lojëtarët më të mirë në fushë janë vlerësuar portieri Pickford, kapiteni Kane e shënuesi i golit Shaë. Ndërsa lojëtarët me perfomancën më të dobët e të vlerësaur me notën 5 janë Saka, e Mount.