Italianët kërkojnë arrestimin e Haki Çakos sonte: I implikuar dhe mund të prishë provat

Ndërsa prokuroria pret vendimin e Këshillit të Mandateve për imunitetin e Saimir Tahirit, një tjetër lojë nervash po luhet në Tiranë. Burime nga institucioni i akuzës kanë bërë të ditur se prokuroria italiane ka sjellë në Tiranë një dosje të madhe dhe në të është edhe emri i drejtorit të Policisë së Shtetit, Haki Çako . Burimet thanë se drejtësia italiane kërkon arrestimin e Haki Çakos, pasi ai akuzohet se ka favorizuar dhe ndihmuar Habilajt. Në letër porosinë e sjellë në Tiranë nga Prokuroria e Katanias, kërkohet arrestimi sonte i Haki Çakos pasi mund të prishen provat që i implikojnë. Italianët janë duke bërë presion të madh për arrestimin e Haki Çakos dhe disa drejtuesve të lartë në Policinë e Shtetit, por qeveria shqiptare është duke rezistuar.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakTAHIRI:NUK E KËRCËNOVA RAMËN SOT JAM NJË HAP LARG ARRESTIMIT
Artikulli tjetërKËSHILLI I MANDATEVE VENDOS SOT PËR SAIMIR TAHIRIN