Në Fishtë të Lezhës, fjala e At Gjergj Fishtës vjen ndryshe këtë tetor – përmes poezisë, mikpritjes dhe shijes tradicionale te zones. Ne perkujtim te te homerit shqiptar ka startuar “Shtegu i Poezisë Fishtjane”, një itinerar tre-ditor kulturor që synon të lidhë vizitorët me rrënjët, historinë dhe shpirtin fishtjan.
Përmes 12 stacioneve të ndryshme, pjesëmarrësit kane mundësinë të vizitojnë shtëpinë dhe muzeun e At Gjergj Fishtës, te ndeshen me 100 thenie te tij si dhe të shijojnë mikpritjen dhe gatimet tradicionale të vendasve.
Ky aktivitet, i organizuar nga bizneset e turizmit në Fishtë në bashkëpunim me Bashkinë Lezhë, ka sjelle një përvojë të veçantë për vizitorët dhe turistët e huaj.
Operator turistik dhe banor te zones, thone “Shtegu i Poezisë Fishtjane” është vetëm fillimi i një tradite që do ta mbajë të gjallë frymën dhe fjalën e Fishtës ndër vite.
Falë bashkëpunimit të ngushtë mes komunitetit, bizneseve dhe institucioneve lokale, Tetori Fishtjan po kthehet në një traditë të re kulturore ne Lezhe. Ky itinerar është një shembull i qartë se si kultura, gastronomia dhe trashëgimia letrare mund të ndërthuren për të krijuar një përvojë autentike shqiptare.

Artikulli paraprakLIQENI I SHKODRËS DREJT UNESCO-S
Artikulli tjetërTHETHI DHE BOGA, DESTINACION I PIKTORËVE LISSUS ART