Gjykata e Krimeve të Rënda lë në fuqi vendimin e bllokimit të pasaportës për ish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.Ky i fundit menjëherë pas vendimit deklaroi  se “do të flasë shumë shpejt”. Avokati Maksim Haxhia deklaroi se e prisnin vendimin e Gjykatës dhe se do të ndërmarrim hapat ligjore Seanca ka zgjatur rreth 30 minuta dhe ish ministri mësohet të jetë deklaruar në seancë se ishte i interesuar të zbardhej e vërteta.

“Nuk ka rrezik ike, rreziku mund të ishte në fillim, unë jam i interesuar të dalë e vërteta. Nuk kam udhëtuar me asnjë makinë të një krimineli dhe nuk kam kryer asnjë vepër penale. Unë jam i interesuar të dalë e vërteta” është shprehur Tahiri.

Ish ministri i Brendshem u paraqit sot rreth orës 09:30 minuta në Gjykatën e Krimeve të Rënda për t’iu komunikuar masa shtrënguese që ka marrë ndaj tij gjykata, për bllokmin e pasaportes dhe mos lejimin e tij të largohet nga Shqiperia. Tahiri shoqërohej nga avokati i tij, Maksim Haxhia. Vendimi u mor nga gjyqtarja Liljana Baku, e cila është edhe gjyqtarja që ka shqyrtuar masën e sigurisë. Kërkesa për thirrjen e Tahirit është bërë në bazë të nenit 248 të kodit të proedurës penale, ku gjykata brenda pesë ditësh thërret personin ndaj të cilit është dhenë masa për tia komunikuar.

Artikulli paraprakPANARITI: QUMËSHTI VENDAS ME AFLATOKSINË, SHKAKTON KANCER
Artikulli tjetërKONKURSI I PIKTURËS “RESPEKTO TË DREJTAT E MIA”