Policia e Durrësit ka nisur një proçedim penal ndaj një 61-vjeçari nga Italia.

Siç mësohet, procedimi penal për të moshuarin me iniciale A.G, nisi pasi në Pikën e Kalimit Kufitar , gjatë kontrollit të përbashkët të kryer nga Efektivet të DRKM me Doganën, në çantën e tij iu gjet një shumë parash prej 50 000 €, për të cilat nuk ka kryer procedurat e deklarimit doganor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlere”.

Artikulli paraprakI DENUARI PER PLAGOSJE KANOS FAMILJARET, ARRESTOHET
Artikulli tjetër“MJEGULLA” SEKUESTRON 90 KG KANABIS. ARRESTOHEN 5 PERSONA