Nëse një shofer policie nuk do të kishte kaluar rastësisht për të njoftuar ambulancën, Shpëtimi, 55 vjeçari pjesë e komunitetit egjiptian nuk do të ishte gjallë.

Teksa punonte me firmën e pastrimit, një kazan mbeturinash i ka rënë në kokë. Banorët kanë njoftuar ambulancën por askush nuk ka ardhur për rreth një orë derisa shoferi i policisë ka kaluar rastësisht dhe ka parë gjendjen e vështirë. Banorët rrëfejnë tmerrin që përjetuan me komshiun e tyre. Banorët e komunitetit egjiptian thonë se bëhen dallime raciale dhe se më parë një person ka vdekur pikërisht nga vonesa e ambulancës. Vonesa e ambulancës nuk është i vetmi problem. Kushtet e punës në firmat e pastrimit janë skandaloze. Një konop i hollë që mbante kazanin tek makina e pastrimit është këputur duke bërë që t’i bie në kokë Shpëtimit e ta zërë nën të duke i rrezikuar jetën. Komuniteti egjiptian në Shkodër përveç varfërisë ekstreme vazhdon që të nëpërkembet pothuajse nga çdo institucion deri në këtë pikë ku as humbja e jetëve nuk është problem e madje për ndokënd mund të duket normale ose e papërfillshme.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSIGURIMET PËR PROFESIONET E LIRA, KUSHTETUESJA SHFUQIZON LIGJIN E RI
Artikulli tjetërNDËRPRERJA E LINJËS HEKURUDHORE SHKODËR-TIRANË, REAGON BSPSH