Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë për media në përfundim të procesit të votimit, ku tashmë pritet të nisë procesi i numërimit. Rama iu bëri thirrje komisionerëve dhe numëruesve që të tregojnë përgjegjshmëri në numërimin e votave.

Ai foli sërish për patronazhistët, duke thënë se ata e dinë se kush ka votuar dhe kush jo, ndërsa sa i takon sondazheve dhe exit-polleve të para, Rama u shpreh se votat janë në kuti.

“Dua t’iu them të gjithëve, në radhë të parë socialistëve, se votat janë në kuti që të gjitha. Populli ka folur, tani duhet të dëgjojmë popullin dhe detyra jonë, e cdo numëruesi dhe cdo vëzhguesi, në cdo qendër numërimi, është që me përgjegjësinë më të lartë qytetare dhe ligjore të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrekte votat, që janë në kuti.

Hamendjet, sondazhet, exit-pollet, pavarësisht faktit që ne na japin forcë qeverisëse, përsëri i përkasin thjesht dhe vetëm parashikimeve para ndeshjes. Tani është rezultati i të gjitha kutive të votimit, që është rezultati i ndeshjes. Kështu që ju lutem shumë të gjithëve përqendrohuni në detyrën tuaj dhe, dua ta përsëris atë që tha Bora edhe në emrin tim, një falënderim nga zemra për të gjithë patronazhistët tanë, në të gjithë territorin, që kanë bërë një punë mbresëlënëse.

Ata janë që e dinë më mirë se gjithë tjerët kush ka votuar dhe kush s’ka votuar. Duke qenë se në zonat e tyre ata janë të bindur për rezultatin e punës, unë dua të siguroj që të bindur janë edhe gjithë të tjerët në të gjitha zonat”, tha Rama.

Artikulli paraprakMBYLLET VOTIMI, YURI KIM MESAZH AUTORITETEVE: SIGURONI INTEGRITETIN E VOTËS. KANDIDATËT TË MOS SUPOZOJNË, POR TË PRANOJNË GJYKIMIN E VOTUESVE
Artikulli tjetërPUKE, GJATE MBYLLJES SE PROCESIT TE VOTIMIT PLAGOSET PUNONJESI I POLICISE