Lidhur me situatën në Maqedoni më në fund ka folur edhe Presidenti Gjorge Ivanov, i cili përmes një komunikate, u ka bërë thirrje drejtuesve partiakë që t’i japin fund krizës politike në vend.

“Është momenti i fundit, që Marrëveshja e Përzhinos, të zbatohet pa shtyrje të mëtejme. Palët nuk mund t’u shmangen detyrimeve që dalin nga Marrëveshja, duke e vënë kështu në pikëpyetje të ardhmen europiane dhe perspektivën euro-atlantike të Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Presidencës.   Në komunikatën për media të presidentit Ivanov thuhet se qytetarët e Maqedonisë presin nga partitë rezultate, zgjidhje të besueshme dhe dhënien fund të krizës politike.   “Qytetarët e Republikës së Maqedonisë ua dhanë besimin partive politike, jo për t’u bërë peng i interesave të tyre dhe peng i bllokadave politike, por duke pritur që partitë me vetëdije të punojnë në interes të shtetit. Qytetarët e Republikës së Maqedonisë presin rezultate, zgjidhje të qëndrueshme dhe fund të kësaj krize politike”, thuhet në deklaratën me shkrim të Presidentit Ivanov.

Artikulli paraprakHARADINAJ DEKLARON SE PROTESTAT NUK DO TË NDALEN NË KOSOVË
Artikulli tjetërDEBORA, ZBARDHET PRISHTINA ANGAZHIM PËR PASTRIMIN E RRUGËVE