Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanvov, është takuar sot me përfaqësuesen e lartë të BE-së për punë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini, me të cilën ka biseduar për situatën aktuale politike në vend.

Nga Kabineti i Presidentit Ivanov pas takimit thanë se sa i përket vendimit të tij të fundit ai është në përputhje me kushtetutën, dhe se Presidenti nuk do të emërojë asnjë mandatar që negocion platformat e vendeve të tjera që shantazhojnë Maqedoninë dhe janë rrezik për sovranitetin, pavarësinë dhe unitetin e shtetit. “Platforma post-zgjedhore dëmton Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, kushtetutën dhe Maqedoninë e vë në një pozitë të nënshtrimit dhe varësisë ndaj një vendi tjetër. Qytetarët votuan në zgjedhjet për reforma evropiane, dhe jo për një platformë të një shteti tjetër “, i ka thënë Ivanov Mogherinit. Sipas deklaratës, Presidenti vuri në dukje mungesën e reagimit zyrtar publik që do të kishte dënuar ndërhyrje të tillë në punët e brendshme të vendit, përcjell Zhurnal. “Mungesa e denoncimit publiki për ndërhyrjen flangrante në punët e brendshme të Maqedonisë krijon probleme, duke çuar në një destabilizim më të gjerë. Ky është një shans BE-ja publikisht dhe në mënyrë të qartë të dënojnë ndërhyrjet në politikën e brendshme të Maqedonisë dhe të përsërisë mbështetjen e saj për paprekshmërinë e kufijve në Ballkan”, tha Ivanov.