Kandidatja e Partisë Demokratike për Qarkun e Shkodrës, e dyta në listë, po zhvillon një takim me banorët e lagjeve Perash, Xhabije, Tophanë.

Gjatë fjalës së saj, Izmira Ulqinaku u kërkoi shkodranëve që me 25 qershor të votojnë për numrin 6 dhe Partinë Demokratike. Me tej, ajo shtoi se ne këto katër vite qeveria “Rama” nuk ka bërë asgjë për shqiptarët, duke e zhytur vendin në varfëri dhe mjerim. Në këtë takim, ulqinaku shoqërohet edhe nga deputeti Helidon Bushati, kryetari Ramiz Çobaj dhe përfaqësues të tjerë të PD Shkodër.