Në audiencën e përgjithshme të mbajtur sot nga Papa Françesku në Vatikan, Arqipeshkvi i Shkodrës si dhe njëkohësh Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë Imzot Angelo Massafra, pati një takim me Atin e Shenjtë Papa Françeskun. Në këtë takim arqipeshkëvi Massafra i shprehi dashamirësinë e afërsinë popullit shqiptar Papa Françeskut. Nga ana e tij Ati i Shenjtë i përcolli kreut të Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare bekimin dhe lutjet për popullin shqiptar që të jetë në paqe e me dashurinë për Zotin.

Në përshëndetjet pas kësaj audience për shtegtarët italianë, Papa kujtoi përsëri situatën dramatike në Lindjen e Mesme, duke përsëritur edhe thirrjen për Ukrainën e për të gjitha “zonat e plagosura nga lufta”. Kujtoi, më pas takimin e së premtes, 27 tetor, ditë agjërimi, lutjeje e pendese, ku shtoi “do të mblidhemi e të lutemi për paqen në botë”. Në këtë mënyrë situata dramatike në Lindjen e Mesme vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes edhe në fjalët e Papës.

Në përshëndetjet pas audiencës, duke iu drejtuar shtegtarëve italianë, Françesku përsëriti thirrjen për paqe në Izrael, në Palestinë, në Ukrainë dhe në mbarë botën: “Inkurajoj lirimin e pengjeve dhe hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza. Vazhdoj të lutem për ata që vuajnë e të shpresoj për shtigjet e paqes në Lindjen e Mesme, në Ukrainën e torturuar dhe në rajone të tjera të plagosura nga lufta”. Ati i Shenjtë kujtoi, më pas, të premten, 27 tetor, ditë agjërimi, lutjeje e pendimi, edhe orën 18:00 në Shën Pjetër, ku – rikujtoi – “do të mblidhemi e të lutemi për të kërkuar paqen në botë”. Në përshëndetjet për shtegtarët e gjuhës portugeze, Papa ia besoi Zojës “urgjencën e paqes”: “Të mos lejojmë që retë e konfliktit të fshehin diellin e shpresës. E t’ia besojmë Zojës urgjencën e paqes, në mënyrë që të gjitha kulturat t’ia hapin zemrat frymëzimit të harmonisë së Shpirtit Shenjt”.

Artikulli paraprakSOT SEANCA E DYTË NË GJKKO, BERISHA AKUZA SPAK-UT: PROKURORË TË LIDHUR ME PUSHTETIN KRIMINAL TË EDI RAMËS!
Artikulli tjetërRAMA NË BRUKSEL PËR FORUMIN “GLOBAL GATEWAY”, TAKIM ME KOMISIONERIN E BE VARHELYI