
Argjinatura e çarë per te dyten here e lagunës së Vainit në zonën e Tales ne Lezhe është arritur të izolohet, por rreziku vijon te mbetet prezent. Operacioni i ndërhyrjes, ne te cilin u perfshine forcat e ushtrise dhe kompani private ka përfunduar rreth orës 03:00 të mëngjesit te se martes, ku janë hedhur tonelata gurësh dhe inertesh për riparimin e argjinatures.
Pas nje pauze disa oreshe mjetet e ushtrisë dhe Drejtorise se Ujitjes dhe Kullimit, u rikthyen serish ne terren gjate oreve te paradites, për të vijuar me përforcimin e argjinaturës, e cila ende ka rrjedhje uji. Fatmirësisht, çarja e argjinaturës për herë të dytë nuk ka shkaktuar permbytje te reja ne Njesite Administrative te Shenkolli, Kolshit dhe Zejmenit.
Ndërkohë, që prej datës 23 nëntor, policia ka kryer veprime verifikuese dhe ka referuar materialet në Prokurori lidhur me çarjen e argjinaturës, pasi ka dyshime se incidenti mund të ketë ndodhur si pasojë e mos hapjes së kanalit natyror që siguron komunikimin e detit me lagunën e Vainit.Prokuroria po verifikon veprimet e Drejtorise Rajonale te Kullimit dhe Ujitjes si dhe Administrates se Zonave te Mbrojtura, per te pare nese ka element te vepres penale e me pas pritet te vendoset nese do regjistrohet proçedim penal per rastin e fjale.Nga çarja e argjinatures se Vainit, mbremjen e 19 nentorit u permbytjen qindra hektare toke bujqesore ne disa zona te Lezhes, 5 banesa si dhe rreh 100 te tjera u rrethuan nga uji, duke shkaktuar deme te konsiderueshme kryesisht ne sektorin e bujqesise dhe blgtorise.






