Tensionet mes Izraelit dhe Iranit kanë hyrë në një fazë kritike, ndërsa të dyja palët shkëmbejnë sulme ajrore dhe raketore që kanë prekur objekte strategjike dhe zona të populluara.
Ushtria izraelite (IDF) ka sinjalizuar se fushata e saj do të vazhdojë për të paktën dy javë të tjera, ndërkohë që Irani ka paralajmëruar ndëshkime të ashpra, duke aktivizuar pjesë të arsenaleve të tij raketorë dhe me dronë.
Një artikull investigativ i gazetës Haaretz hedh dritë mbi përgatitjet e Izraelit, të cilat nisën me një takim paraprak në nëntor, ku 120 oficerë hartuan një listë provizore objektivash. Situata ndryshoi ndjeshëm në shkurt, kur Tel Avivi mori informacion të rëndësishëm të inteligjencës dhe nisi projektin “Rising Lion”.
Operacionet u koordinuan mes inteligjencës ushtarake (Aman) dhe forcave ajrore, ndërkohë që Mossadi aktivizoi rrjetin e tij të spiunazhit për sabotime dhe vrasje të synuara.
Sipas burimeve izraelite, deri tani janë shkatërruar mbi 1,100 objektiva, përfshirë: 70 bateri kundërajrore; 200 pika lëshimi raketash; 100 oficerë të lartë të vrarë; 14 shkencëtarë iranianë të eliminuar.

Artikulli paraprakEUROSTAT: ÇMIMET E USHQIMEVE NË SHQIPËRI JANË MË TË SHTRENJTA SE NË EUROPË
Artikulli tjetërBALLA TAKIM NË STRASBURG ME RAPORTUESIN PËR SHQIPËRINË NË PE