Vazhdon lufta mes ushtrisë izraelite dhe grupit militar të Gazas. Ushtria e Izraelit ka intesifikuar sulmet në Gaza, ndërsa militarët palestinez vazhdojnë të lëshojnë raketa drejt Izraelit në ditën e 5 të përplasjes.

Ushtria e Izraelit tha se forcat ajrore dhe ato tokësore ishin përfshirë në sulme të Premten por nuk kanë hyrë në Gaza. Ka pasur sulme të rënda me anije luftarake, avionë ushtarakë dhe helikopterë shkruan BBC.

Më shumë se 100 persona janë vrarë në Gaza dhe 7 në Izrael që të hënën, ditën kur edhe situata agravoi. Ndërkaq hebrenjtë dhe arabët e Izraelit kanë nisur luftën brenda në Izrael duke paralajmëruar luftë civile.

Ministri i Mbrojtjes, Benny Gantz ka urdhëruar një “ përforcim masiv” të forcave të sigurisë për të shtypur trazirat e brendshme. Kjo lëvizje ka çuar deri tani në 400 persona të arrestuar.