Sulmet izraelite në Gaza nuk munguan edhe për Kurban Bajramin, duke kryer një seri sulmesh ajrore dhe artilerie mëngjesin e së premtes.

Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur, sipas Anadolu. Në jug të Gazës, avionët luftarakë kryen bastisje të shumta në Khan Younis, ku u shënjestruan lagjet e banuara në pjesët qendrore, veriore dhe lindore te qytetit. Një fëmijë u vra nga forcat izraelite pranë zonës së paraburgimit Al-Saraya në Khan Younis. Katër persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën kur një dron izraelit goditi një stacion karikimi të telefonave celularë të ngritur midis tendave që strehonin familjet e zhvendosura në Khan Younis. Katër palestinezë të tjerë u vranë në Rafah pranë një qendre shpërndarjeje ndihmash, të njëjtat vende që kanë qenë shënjestër e sulmeve vdekjeprurëse izraelite që nga themelimi i tyre në fund të muajit të kaluar.

Në veri të Rripit të Gazës, burime mjekësore raportuan se nëntë palestinezë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite bombarduan shtëpitë e banimit në Jabalia. Sulme pati gjithashtu edhe lagjen Al-Tuffah të qytetit të Gazës, ndërsa sulmet ajrore goditën qytetin Jabalia.

Artikulli paraprakRAMA: SHQIPËRIA NË KRYE TË EUROPËS PËR RRITJEN E FLUKSEVE TURISTIKE
Artikulli tjetërSEZONI VEROR/ FUNDJAVA ME DIELL SJELL FLUKS TË LARTË PUSHUESISH NË BREGDET, TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN MILOT-LEZHË!