Rreth 80.000 persona janë evakuuar nga shtëpitë e tyre, ndërkohë që zjarret që përfshinë qytetin e tretë më të madh të Izraelit, Haifat.

Zjarret ndjekin një thatësirë dy-mujore dhe janë duke u nxitur nga erërat e forta në veri të qytetit. Flakët gjithashtu po kërcënojnë shtëpitë pranë Jeruzalemit dhe në Bregun Perëndimor. Shefi i policisë i Izraelit tha zjarrvënia është e dyshuar në disa raste dhe kryeministri Benjamin Netanyahu tha se çdo sulm të tillë do të përbënte “terror”. “Çdo zjarr që është rezultat i zjarrvënies apo nxitjes për zjarrvënie është sulm terrorist dhe ne do të trajtojmë si të tillë,” u citua të thoshte ai nga gazeta “Haaretz”. “Kushdo që përpiqet për t’i vërë flakën pjesëve të shtetit të Izraelit do të ndëshkohet rëndë.” Shefi i policisë Roni Alsheich tha se në qoftë se zjarret kanë filluar qëllimisht se ishte “i sigurt se ishin të motivuara politikisht ”.