
Izraeli ka nisur një tjetër valë sulmesh mbi Iran.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit bëjnë me dije se shënjestër e sulmeve është infrastruktura ushtarake në pjesët qendrore dhe perëndimore të vendit.
Mijëra njerëz iu bashkuan një proteste kundër Izraelit në Teheran të premten pas lutjeve javore, duke brohoritur slogane në mbështetje të udhëheqësve të tyre, treguan imazhet në televizionin shtetëror.
“Kjo është e premtja e solidaritetit dhe rezistencës së kombit iranian në të gjithë vendin”, tha prezantuesja e lajmeve, sipas Agence France-Presse.
Pamjet filmike tregonin protestues që mbanin lart fotografi të komandantëve të vrarë që nga fillimi i luftës me Izraelin, ndërsa të tjerë valëvitnin flamujt e Iranit dhe të lëvizjes militante libaneze Hezbollah.