Parlamenti Europian ka shpallur rezultatet e votimeve në tërësi pasi miratoi parimisht amendamentin me 15 kushtet e vendosura për Shqipërinë për integrimin në BE. Në rezolutën “Ballkani Perëndimor” bën pjesë edhe Shqipëria e cila duhet që të përmbush 15 kushtet që janë si një detyrë shtëpie për vendin tonë.

Mësohet se rezoluta mori edhe më shumë vota, sesa kur u miratua në parim. Nga 665 vota, rezoluta kaloi me 532 vota pro, 70 vota kundra dhe 63 abstenime. Shumica prej 76% tregon një konsensus të gjerë në Parlamentin Europian për zgjerimin në Ballkan. Kushtet u vendosën nga Këshilli Europian me propozimin e Gjermanisë, Francës, Holandës, Danimarkës dhe Spanjës në mars të këtij viti. Mirëpo cilat janë këto 15 kushte që ka vendosur Parlamenti Europian për Shqipërinë:

1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR
2- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.

3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
4-Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet.

6- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias
7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun

8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës.
9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.

10- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike
11- Zbatimi i reformës zgjedhore
12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.
13- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.

14- Adoptimi i logjit për censusin e popullatës në përpjthje me rekomandimet e Këshillit të Europës

15- Avancimi me procesin e regjistrimit të pronave.

Pa plotësuar këto 15 kushte një pjesë e të cilave nuk janë aspak të lehta për një vend si Shqipëria, integrimi në Bashkimin Europian për vendin tonë duket ende shumë i largët. Ky vendim i Parlamentit Europian ka sjellë një sërë akuzash nga opozita e bashkuar në drejtim të qeverisë shqiptare dhe kryeministri Rama duke e cilësuar si shkaktarin kryesor të këtij hapi pas për Shqipërinë në raport më rrugëtimin drejt BE.

Artikulli paraprak‘VENECIA’ I DHA TË DREJTË METËS PËR KUSHTETUESEN, BALLA: OPINIONI TË MOS LEXOHET SI TIFOZ
Artikulli tjetërSHIROKË, QYTETARËT: BANJOT PUBLIKE TË DOMOSDOSHME