Edhe pse moti ditët e fundit është i paqëndrueshëm, ne do marrim masat tona për verën. Pasi ditët e nxehta nuk janë larg dhe një nga gjërat më të rëndësishme është ushqyerja e shëndetshme dhe hidratimi.

Por cilat janë pikat kryesore që nuk duhet ‘i lëmë pas dore në mëngjes gjatë muajve të nxehtë të verës?

1. Hidratimi

Gjatë muajve të verës, trupi ynë, në mënyrë që të përballojë temperaturat e larta, eliminon ujin përmes djersitjes, frymëmarrjes, etj. Për të kompensuar këto humbje, duhet të rrisni konsumin ditor të lëngjeve ,siç është konsumimi i ujit. lëngje, qumësht,, kos etj.) dhe ushqime me përmbajtje të lartë uji, siç janë frutat, dhe perimet,

2. Energjia

Ndonjëherë, nxehtësia na krijon një ndjenjë dobësie, kështu që është shumë e rëndësishme për vaktet dhe ushqimet tona dhe sidomos mëngjesi , për të “karikuar bateritë” e trupit tonë. Kështu që sigurohuni që mëngjesi juaj të jetë i pasur me karbohidrate. Zgjedhjet ideale janë produktet e drithërave (buka e zezë dhe tërshërë integrale,), fruta dhe perime.

3. Konsumoni vakt të lehtë

Vera ndoshta nuk është koha më e mirë për të ngrënë një mëngjes me shumë kalori dhe me shumë yndyrë. Kjo pasi kur konsumojmë një vakt të rëndë, një pjesë e madhe e gjakut tonë transferohet në sistemin e tretjes për të përfunduar procesin e tretjes.

Si rezultat, organet / sistemet e tjera të trupit tonë rrjedhin më pak gjak. Njëri prej tyre është truri, prandaj shpesh ndihemi të përgjumur .Kështu që, sigurohuni që vakti juaj t’ju sigurojë energji dhe vlera ushqyese, por pa u mbingarkuar me kalori dhe yndyrna!

Burimi: Nutrimed.gr

Artikulli paraprakMOMENTE EMOCIONUESE, BABAI TAKOHET ME TË BIRIN PAS 58 VITESH, IA RRËMBYEN KUR ISHTE 2 VJEÇ (VIDEO)
Artikulli tjetërNË NDIHMË TË VENDEVE TË VARFRA, SHBA KONFIRMON BLERJEN DHE DHURIMIN E 500 MILIONË VAKSINAVE