Ndonëse protesta e sotme para Kryeministrisë është organizuar nga vetë qytetarët dhe nuk është thirrur nga asnjë parti politike në vend, asaj i janë bashkuar dhe politikanë, ndërsa të tjerë kanë shprehur mbështetjen.

Mes protestuesve të sotëm që kanë dalë në bulevard kundër rritjes së çmimit të energjisë të paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama ka qenë dhe deputetja e PD-së Albana Vokshi. Ajo shihet e shoqëruar nga miqtë dhe protestues të tjerë në mbështetje të kërkesave të qytetarëve.

Artikulli paraprakAKTORI I NJOHUR QË IMITON RAMËN PJESË E PROTESTËS KUNDËR RRITJES SË ÇMIMEVE: NUK HAMË TË GJITHË TEK NUSRETI
Artikulli tjetërMINISTRIA E SHËNDETËSISË: 572 RASTE TË REJA DHE 9 HUMBJE JETE NË 24 ORËT E FUNDIT