
Para disa ditësh Policia e Shkodrës njoftoi se ka arrestuar një 18-vjeÇar dhe ka shpallur në kërkim vëllain e tij, pasi mbanin me forcë një fëmijë të mitur 16 vjeç nga Afganistani dhe e shfrytëzonin për punë.
Sot në një lidhje direkte për Star Plus, vëllai Lazër Pashuku thotë se nuk e kanë mbajtur më forcë 16-vjeçarin por vetëm kanë dashur ta ndihmojnë pasi e kanë gjetur në gjëndje të keqe shëndetësore. Ai thotë se e kanë ushqyer dhe trajtuar me ilaqe si një njeri të familjes. Lazër Pashuku thotë se nuk e di pse e ka bërë denoncimin, por beson se e ka bërë për të përfituar azil. Ai kërkon drejtësi pasi ndaj tij nuk ka pasur presion.
Edhe babai I të arrestuarit thotë se e kanë trajtuar si njeri të familjes. Ai thotë se nuk e ka ditur që është 16 vjeç pasi ai u ka thënë që është 19 vjeç.
https://www.facebook.com/starplusalbania/videos/1250033722814718/?__cft__[0]=AZXAHWCXOnArBoY3Rl8_yBvAQ251fzoiHgwWrFmAvlOpxDqrGjzC4qyEjWZOXfGKgzBSrf8bVeYKnaOA29whUpjh5mpz2YunHgpkviNvDvofZjc9Vr-D2-fcJ-Ksus5hDACDPDvzGWOGm0O6C_owmtXEXb9o2E_yKKtoF0d2oPO8ThP6-37s_cq3z4LBL_U4oiVKzQUIsRNAlbWaHCbtk7Cd&__tn__=%2CO%2CP-R






