Ergys Falsia është njëri nga të 4 shqiptarët e arrestuar për terrorizëm gjatë një operacioni të zhvilluar në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

30-vjeçari është pikërisht personi në foto, i cili së bashku me tre të tjerët Xh.F 34 vjeç, B.P 30 vjeç dhe M.H 46 vjeç propagandonin nxitjen e urrejtjes, rekrutimin e personave për të shkuar në Siri përkrah organizatës terroriste ISIS, mbështesin me logjistikë e financime këtë organizatë terroriste, si dhe mund të udhëtonin në zonat e konfliktit në vendet e Lindjes së Mesme. Po ashtu, gjatë operacionit të zhvilluar në tre vende u shoqëruan edhe 16 persona të tjerë, nga të cilët 5 të huaj dhe 11 shqiptarë.
Burimi Albeu.com

/ Star Plus TV /