Me dhjetra forca policie janë aktualisht të angazhuara për një shqiptar i cili ka djegur flamurin grek në mes të Athinës.

Skerdi Berti Avduli, rezulton si shqiptari më i kërkuar në Greqi. Në datën 17 nëntor, së bashku me disa bashkëkombas të tjerë të maskuar, kanë djegur në qëndër të Athinës flamurin grek. Të gjithë skenën në fjalë ata e kanë fotografuar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale, ku kanë shkruar: “Vdekje Greqisë”!. Kaq ka mjaftuar që autoritetet e sigurisë ta shpallin në kërkim të riun shqiptar, i cili akuzohet për nxitje të urrejtjes etnike”. Për kapjen e të riut shqiptar që jeton në Athinë, janë angazhuar edhe forcat e shërbimeve inteligjente greke, të cilët ende nuk kanë rënë në gjurmët e tij

Artikulli paraprakKOMISIONI I SHËNDETËSISË – VOKSHI-BEQAJT: SOT ME VEZË DHE DOMATE, NESËR NË PROKURORI
Artikulli tjetërHAPET GJUETIA VETËM PËR DHELPRËN E KUQE