Në Kosovë nuk janë krerët e shtetit ndër zyrtarët më të paguar në vend.

Janë udhëheqësit e ndërmarrjeve publike dhe agjencive të ndryshme të cilët paguhen prej 3 mijë deri në mbi 5 mijë euro në muaj. Për standardin e Kosovës, ky është një burim i pakënaqësisë së njerëzve kur dëgjojnë për këto paga tepër të larta. Megjithëse performanca e ndërmarrjeve dhe agjencive nuk është e kënaqshme, dhe për këtë njohësit e ekonomisë thonë se këta udhëheqës nuk i meritojnë pagat marramendëse…..