Rrëshqitja e masivit shkëmbor në rrugën Prekal-Kir në Dukagjin bëri që eskavatori ku ndodhej Zef Përndreu të përfundojë rreth 80 metra në humnerë. 56 vjeçari humbi jetën në mënyrë të menjëhershme duke mos arritur që t’i shpëtojë këtij aksidenti të rëndë. Rruga Prekal-Kir është në rikonstruksion e sipër. Në disa pjesë të këtij aksi është dashur ndërhyrje për të zgjeruar rrugën përmes eskavatorëve. Në një pjesë të ngushtë të rrugës në tentativë për të shembur masivin shkëmbor, gurë të mëdhenj rrëshqitën në mënyrë të menjëhershme duke spostuar eskavatorin i cili përfundoi në humnerë duke i marrë jetë drejtuesit Zef Përndreu. Pas disa orësh trupi i viktimës u nxor nga humnera duke u dëruar në morgun e spitalit të Shkodrës.

Banorë të Dukagjinit rrëfejnë se ky aks rrugor edhe tani që është në riksontruksion e sipër vijon që të mbetet rruga e vdekjes ndërsa ndjejnë keqardhje për aksidentin me pasojë fatale të eskavatoristit Zef Përndreu i cili dha jetën gjatë punës së tij për hapjen e atij segmenti rrugor. Ndërkohë edhe një eskavator tjetër është i bllokuar nga masivi shkëmbor dhe ky akisident mund të ishte edhe më tragjik por eskavatoristi i dytë shpëtoi për mrekulli duke mos rënë në humnerë.

Ndërkohë masivi shkëmbor ka bllokuar rrugën dhe për momentin është e pakalueshme. Banorët e fshatrave përreth u duhet që të shkapërcejnë gurët e mëdhenj duke rrezikuar jo pak për të kaluar në anën tjetër të rrugës dhe për të shkuar në drejtim të Shkodrës ose anasjelltas nga Shkodra në drejtim të fshatrave aty.

Star Plus sjell pamjet e këtij aksidenti të rëndë por edhe zërin e disa banorëve të Dukagjinit të cilët thonë se ajo rrugë ka marrë shumë jetë njerëzish gjithë këto vite.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakUSHTRIA IZRAELITE URDHËR EVAKUIMI PËR 1.1 MLN BANORË TË GAZËS: LËVIZNI NË JUG, BRENDA 24 ORËVE DO GODASIM VERIUN
Artikulli tjetërTË HËNËN SAMITI I PROCESIT TË BERLINIT NË TIRANË, MINISTRI HASANI: PËR HERË TË PARË ZHVILLOHET JASHTË BE, DO KETË REZULTATE KONKRETE