Moti sot paraqitet i paqëndrueshëm në të gjithë vendin, me vranësira që herë pas here shoqërohen me kthjellime.

Që në orët e para të ditës janë shfaqur reshje shiu të lehta përgjatë vijës bregdetare, të cilat vazhdojnë deri në mëngjes.

Gjatë ditës, reshjet përhapen në pjesën më të madhe të territorit, kryesisht me intensitet të ulët.

Në zonat perëndimore priten edhe shtrëngata të shkurtra. Në mbrëmje, shiu fillon të tërhiqet nga shumica e zonave, duke mbetur vetëm në jugperëndim dhe me intensitet të dobët.

Në zonat malore, sidomos në Alpe dhe në verilindje mbi 700-900 metra, si edhe në lindje e juglindje mbi 900-1000 metra, priten reshje dëbore të lehta deri mesatare.
Era fryn nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa në disa zona mund të forcohet deri në 15 m/s. Deti paraqitet me valëzim të moderuar, nga 2 deri në 4 ballë në Adriatik dhe Jon.

Artikulli paraprakBERISHA PËR MINIMUMIN JETIK: PREKET KAFSHATA DHE SHËNDETI I QYTETARËVE
Artikulli tjetërSHKODËR, ZHVILLIMET NGA RENDI GJATË 24 ORËVE