Ndërsa shtete në mbarë botën janë në garë për të siguruar sa më shumë vaksina kundër Covid për të imunizuar popullatën e tyre, në rajon listën për numrin më të lartë të vaksinave e kryeson Serbia.

Ajo ka marrë deri më tani 2.664.460 vaksina anti-Covid nga katër kompani farmaceutike, përkatësisht Sinopharm, Pfizer, Sputnik dhe AstraZeneca.

Fill pas sa renditet vendi jonë, Shqipëria, me 80.325 doza vaksine nga Pfizer dhe AstraZeneca.

Bosnje dhe Hercegovina ka marrë 52.000 vaksina nga Sputnik dhe AstraZeneca.

Mali i Zi ka marrë 44.000 doza vaksine nga Sinopharm dhe Sputnik, Maqedonia e Veriut 11.190 vaksina Phizer dhe Sputnik.

Shteti i vetëm në rajon që nuk ka marrë ende asnjë dozë të vetme vaksine është Kosova.

Pas mbërritjes së dozave të para nga AstraZeneca në Shqipëri, kryeministri Rama deklaroi se Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri do të vihet në kontakt me Ministrinë e Shëndetësisë në Kosovë për të bërë të mundur vaksinimin në Kukës të mjekëve dhe infermierëvë të spitaleve Covid në Kosovë, duke nisur me atë të Prishtinës.