Mëngjesi i parë i 2022 e gjeti Shkodrën të zbrazët.

Qytetarët ishin të pakët në rrugë, ndërsa shpejtojnë për të vizituar të dashurit e tyre apo edhe vetëm për të shijuar kafen e parë të këtij viti. Vitin që lamë pas e vlerësojnë si të vështirë , pasi pandemia i ndikoi jo pak ndërsa të moshuarve i mungoi prania e fëmijëve të cilët janë në emigrim dhe e kanë patur të pamundur të jenë fizikisht për të festuar me familjet e tyre.

Ajo që dëshirojnë më shumë nga viti ri është largimi i pandemisë dhe rikthimi i normalitetit. Ditët e para të janarit do të jenë përveçse ditë feste edhe një moment reflektimi për atë që lamë pas dhe për çfarë na pret në të ardhmen. Qytetarët do të urojnë njëri-tjetrin për t’i lënë vendin më pas rikthimit të normalitetit në qytet dhe rutinës të përditshme të gjithsecilit.

Artikulli paraprakCOVID-19 NUK NDAL FESTIMET E VITIT TË RI NË BRITANINË E MADHE/ TË RINJTË MBUSHIN RRUGËT DHE KLUBET E NATËS
Artikulli tjetërSHKODËR, HISTORIA E VEÇANTË E NËNËS, DY FËMIJË NË 1 JANAR