Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut me intensitet kryesisht mesatar dhe herë pas here të lartë.

Bashkia Shkodër :

Në fshatin Gimaj, Njësia Administrative Shalë, puna për zhbllokimin e rruges Theth – Breg Lumi është ndaluar për shkak të errësires.Efektivet e FA janë tërhequr. Nesër do të rifilloje puna për rehabilitimin e këtij aksi rrugor.

Bashkia Malësi e Madhe :

Raportohet për një shtyllë të energjisë elektrike të dëmtuar, bazamenti i saj është gërryer si pasojë e reshjeve.
Ndërkohe po punohet për riparimin e shtyllës nga ekipet e OSHEE.

OSHEE Shkodër :

Mungesë energjie elektrike në nënstacionet Koplik, Bajzë, Vukpalaj dhe sub. 35 kV. Nga strukturat e Mbrojtjes Civile në të gjitha bashkitë e qarkut nuk raportohen problematika të tjera.

Artikulli paraprakKOSOVË, NESËR MBAHET SEANCA E JASHTËZAKONSHME PËR FORMIMIN E QEVERISË
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, MINISTRI MBROJTJES NE LEZHE