Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të qarkullimit anticiklonar shoqëruar me masa ajrore relativisht të thata me origjinë jugperëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët dhe me kohëzgjatje të orëve me diell në të gjithë territorin, për pjesën më të madhe të ditës.

Era do të fryjë e lehtë me drejtim kryesor veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 7 m/s, shoqëruar me valëzim në dete të ulët të forcës 1 ballë.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 17 / 32 °C,

në vendet e ulëta: 16 / 35 °C,

në vendet malore: 14 / 31 °C.

Artikulli paraprakSYLVINHO: RRUGËTIMI DREJT BOTËRORIT ËSHTË SHUMË I SHPEJTË, POR FUTEMI NË NDESHJE PËR 3 PIKË
Artikulli tjetërEdi Rama: Një nga stërvitjet më të mëdha e komplekse në Europë