Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të territorit, prej orëve të para të 24-orëshit deri në orët e mesditës, ndërsa në veriperëndim reshje në formën e shtrëngatave. Nga orët e mesditës e kryesisht në orët e mbrëmjes përgjatë Ultësirws Perëndimore e në jug parashikohen reshje shiu me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave afatshkurtra të herëpashershme, ndërsa pjesa tjetër e vendit parashikohet të vijojë me reshje shiu me intensitet të ulët. Në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore në verilindje- juglindje të vendit reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje –jugperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të fitojë shpejtësi
deri 17 m/sek

Deti – Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon i forces 3-4 ballë.

Artikulli paraprakBERISHA LAJMËRON PROTESTËN E RADHËS NGA SELIA E PD: 20 SHKURTI ËSHTË DITA JONË, DITA E FITORES!
Artikulli tjetërKUR NJË KAPUÇ BËHET ZËRI I NJË KOMBI, PLISI I BARDHË DREJT UNESCO-S