Festat vijne dhe ikin dhe lene mbrapa shumicen prej nesh mbi nje peshore duke vene duart ne koke.

Dhe pastaj vijon shprehja me e perdorur ne janar “do filloj urgjentisht dieten”. Ne fakt ky mendim eshte hapi i pare drejt zgjidhjes por nga e thena ne te bere nuk thone kot se qendron nje mal i tere.

Ne asnje menyre nuk duhet te dekurajoheni, perkundrazi duhet te dini te kheni nje mal me ushqime ne nje vakt te shendetshem per organizmin tuaj. Eshte e thjeshte te rrish pa ngrene dhe te shohesh peshoren te tregoje me pak, por per sa kohe?

Nese nuk vendosni te beni ndryshime te cilat do ti mbani pergjithmone do te perfundoni ne nje cikel vicioz ku pesha do te ulet dhe ngrihet si nje suste qe kerkon force per ta shtypur dhe sa ta lirosh do te kthehet me shpejtesi atje ku ishte. Per ta evituar kete fenomen eshte shume e rendesishme qe te beni ndryshime te cilat ju pershtaten dhe jeni ne gjendje ti mbani pergjithmone.

Ka disa hap ate cilat ju duhet t’I ndiqni per te ardhur ne forme pas festave:
4 kupa caj jeshil gjate dites ndihmojne kenaqshem renien ne peshe. Keshillohet te konsumohen perpara vakteve. Mos i hidhni sheqer. Nese nuk e pini dot cajin pa sheqer, kerkoni per embelsuesin bimor “Stevia” e cila e zevendeson sheqerin me se miri duke mos na shtuar kalori.

Kafja gjithashtu ndihmon ne rritjen e metabolizmit. Kujdes: nese vuani nga hipertensioni atehere harrojeni kete sygjerim.

Bejini vaktet tuaja pak pikante: kapsaicina eshte nje substance qe gjendet me shumice ne specin e kuq djegs dhe ka efekt pozitiv ne metabolizmin tone, duke rritur disi energjine qe harxhon trupi yne.

E fundit por shume e rendesishme: konsumoni 5 vaktet cdo dite ne te njejtat ore.