Asnjë rezultat nga takimet me liderët politikë.Udhëheqësit e partive të koalicionit paszgjedhor në Kosovë, vazhdojnë të ngulin këmbë se ata si shumicë parlamentare duhet dhe do t’i formojnë institucionet e vendit.Ata kanë ftuar PDK-në që t’i dorëzohet shumicës së vërtetë që ka dalë nga zgjedhjet.

Pas takimit të radhës me presidenten Atifete Jahjaga, Isa Mustafa dhe Ramush Haradinaj kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në një takim të përbashkët me liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, nëse ai nuk reflekton dhe nuk e kupton se shumicën e ka blloku.
Ndërsa, Presidentja Atifete Jahjaga tha pas takimit se Kosova nuk mund të lejojë krizën politike edhe mbi të gjitha financiare e buxhetore, sepse kjo do të dëmtojë vetë qytetarët e Kosovës edhe partneritetin strategjik ndërkombëtar.Përmes një komunikate, ajo tha se liderët e partive politike parlamentare dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet të gjejnë zgjidhje konformë kuadrit kushtetues dhe vendimeve të Gjykatës Kushtetuese, si dhe duke iu përmbajtur parimeve dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.