Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga, e shoqëruar nga drejtuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, Odës Ekonomike Amerikane dhe Odës Ekonomike Gjermane, i vazhdon sot vizitat në komunat e Kosovës, që kanë për qëllim përkrahjen e ekonomive lokale.

Pas vizitës që u bëri dje komunave të Dukagjinit – Klinës, Istogut, Pejës, Deçanit dhe Junikut, gjatës ditës së sotme, Jahjaga do të vizitojë komunën e Malishevës (09:45), pastaj atë të Rahovecit, të Suharekës, të Shtimes dhe të Lipjanit, ku do të takojë kryetarët e komunave.

Artikulli paraprakDAÇIÇ, I PAKËNAQUR ME MARRËVESHJET E BRUKSELIT
Artikulli tjetërERËRAT E FORTA, REGJISTROHEN PROBLEME NË KOSOVË