Luiza Gega ka mbyllur përgatitjet në Shqipëri për Lojrat Olimpike, pasi të martën do niset për në Japoni. Atletja ka si objektiv kualifikimin në finale dhe për këtë është optimiste, ndërsa shton se në këto lojra shkon shumë mirë fizikisht dhe e padëmtuar.

“Ka shumë vite që unë zgjedh Korçën për të bërë stërvitje kryeësisht në sezonin e verës për 2 arsye. E para është që meqë jam sportiste distancash me bën shumë mirë të stervitem në lartësi dhe Korça është më e freskët se qytetet e tjera dhe jam me fat që kam zgjedhur Korçën. Kaloj më shumë kohë sesa në Tirane që unë edhe jetoj. Në Kenia shkova për t’u stërvitur për lojrat olimpike në periudhën e dimrit sepse dhe i ftohti nuk jep rezultat në stervitje dhe për këtë arsye zgjodha Kenian se është ngrohtë dhe lartësi, por qëlloi periudha sapo filloi pandemia dhe u bllokuan rrugët. Unë ndenja në Kenia për rreth 3 muaj e gjysëm. Pastaj ishte më e veshtirë nga sa e prisja sepse periudhën që une shkova në Kenia komiteti olimpik botëror deklaroi shtyerjen për një vit të lojrave olimpike dhe ishte shumë e vështire. Le të themi që me zor u ktheva në Shqiperi sepse ishte e vështirë.

Lojrat olimpike janë ëndërr për çdo sportist. Sportistët stërviten për 4 vite për të qenë në këto lojra. Unë në fakt jam shumë e lumtur që shkoj me normë në këto lojra olimpike dhe shkoj si pretendente për të hyrë në finalen e këtyre lojrave.

Rezultatet janë për të hyrë në finale dhe ky është objektivi im kryesor futja në finale.

Shkoj në disiplinën 3000 m me pengesa ku unë dhe jam e kualifikuar. Në 2019 për herë të parë në historinë e atletikes shqiptare unë si sportiste hyra në finalen e botërorit dhe u rendita e nënta. Pra hyra në top 10-shen më të mirë të botës.

Plus minus unë me po të njëjtat sportiste do konkurroj dhe për këtë flas me bindje të plotë që finalja është e arritshme dhe do të jetë një sukses dhe për karrieren time sportive, por dhe për sportin e atletikës sepse kurrë s’kishte hyrë në një finale europiane dhe pastaj botërore. Le të shpresojmë të jetë dhe olimpiada.

Stërvitja ka shkuar mirë dhe kemi pasur një fokus 100% për këtë garë dhe i gjithë viti pavarësisht se këtë vit nuk munda të shkoj jashtë dhe u detyrova që dhe në dimër të stërvitem në Shqipëri sepse dhe i ftohti ditët me shi etj na ndikoi në progresin e stërvitjes, por që për fat gjithçka ka shkuar mirë dhe nuk kam më asnjë dëmtim sepse në lojrat e shkuara shkova e demtuar në tendinen e akilit dhe ka qenë shumë e veshtirë për mua dhe një nga arsyet pse i pres kaq e lumtur është që unë jam shumë mire dhe po gëzoj një gjendje të mirë fizike sa i përket stërvitjes dhe jam shumë optimiste,”-u shpreh Gega.

Artikulli paraprakBARET E RESTORANTET NJË ORË MË SHUMË MUZIKË, KOMITETI I EKSPERTËVE: ORARI SHTYHET ME 60 MINUTA. MBETEN NË FUQI MASAT E TJERA
Artikulli tjetërLAMTUMIRË INSTAGRAM DHE TIK TOK, RRJETI SOCIAL I MOMENTIT MBAN EMRIN “YOUTUBE SHORT”