Gjykata e Posaçme e Apelit do të shprehet nesër në orën 10:30 mbi kërkesën e Jamarbër Malltezit për shfuqizim të masës së sigurisë “arrest në shtëpi”.

Ankimi në Apel u shqyrtua ditën e sotme, ku Malltezi u përfaqësua nga avokatët e tij dhe në përfundim gjykata shtyu seancën për shpalljen e vendimit.

Dhëndri i ish-kryeministit Berisha qëndron në izolim shtëpiak prej nëntorit 2023.

Aktualisht ai është marrë i pandehur në dosjen “Partizani” për veprat penale të “korrupsionit pasiv” dhe “pastrimit të parave”.

Artikulli paraprakTURISTËT ITALIANË, “ADHURUESIT” MË TË MËDHENJ TË SHQIPËRISË! SHËNUAN RRITJEN MË TË LARTË NË 2024
Artikulli tjetër‘PO TALLENI ME NJERËZIT, 700 KW JANË PAK’, RAMA IU PËRGJIGJET KOMENTUESVE: ULËM ÇMIMIN E ENERGJISË SI ASKUSH RROTULL NESH