Janari me temperaturat e ulëta ka “ngrirë” drejtorët rajonalë, ashtu si edhe administratën e Bashkisë Lezhë.Pas doreheqjes së prefektit Gjergj Prendi pak ditë më parë, të tjera ndryshime priten të ndodhin në ditët në vijim, por më së shumti janë rrokada sesa prurje të reja. Përveç prefektit, drejtorit të Sigurimeve Shoqërore dhe Administratorit të Shënkollit tashmë të konfirmuar, lëvizje të tjera janë në pritje.

Ndryshimi i beftë do të ndodhë në bashki, ku nënkryetari aktual, Elson Frroku, pritet të emërohet në krye të Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor, që deri më sot është drejtuar nga Zoje Zefaj. Kjo e fundit do të marrë postin e Drejtorit të Shërbimit Social Shtetëror në Lezhë, pozicion që mbahej nga Keler Sufja. Pas një rrugetimi të gjatë në këtë drejtori, duket se mandati i Sufjes do të përfundojë, por nuk konfirmohet nëse do të emërohet në një pozicion tjetër.

Pozicioni i Nënkryetarit të Bashkisë Lezhë, që aktualisht mbahet nga Elson Frroku, kërkon një personazh që të përballojë ritmin e deritanishëm. Megjithatë, mundësitë më të mëdha janë që një tjetër femër të emërohet në këtë pozicion, por emri i pasuesit nuk është bërë ende i ditur. Kujtojmë se vetëm tre ditë më parë pati ndryshime edhe në drejtimin e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Lezhë, ku vendin e Gentian Fiçorrit e mori Andi Marku.

Artikulli paraprakZGJEDHJET E 11 MAJIT/ RRETH 42 MIJË KËRKESA PËR TË VOTUAR NGA JASHTË, MBIZOTËROJNË APLIKIMET NGA ITALIA
Artikulli tjetërLEZHË, STADIUMI DO ZHVENDOSET NGA QYTETI