Ish-konkurrenti i sezoni të dytë në “Për’puthen” ka qenë i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”. Veç të tjerash, ai tregoi se pas programit, ai është fokusuar tek bizneset e tij, të cilave iu ka përkushtuar gjithë kohën.

“Shyqyr Zotit, marshallah jam shumë mirë, ecin vaj gjërat, ndihem mirë me veten”, tha ai teksa tregonte se si i shkonin punët dhe biznesi.

Por, tregoi se gjithçka, ndryshe nga të tjerët e ka me forcat e veta.

“Nuk i kam shtrirë dorën të tjerëve, nuk i kam bizneset të të tjerëve e të them i kam të miat, si ca e ca”, tha Fatjoni.

“Se këtu janë të gjithë pronarë lokalesh, por asnjëri s’ka lokal”, shtoi ai.

E në fakt u duk më tepër si “thumb”, por për kë? Nga ish-konkurrentët e “Për’puthen” janë disa që kanë lokalet e tyre, mes tyre dhe Atdheu, ndaj mbase Fatjoni e ka patur me të. Megjithatë nuk e dimë sesi i kanë marrëdhëniet dy djemtë pas “Për’puthen” dhe as sesi do ta presë Atdheu këtë deklaratë.